Nis aplikimi i sistemit bonus malus/ Kopani: Do të përfitojnë një gamë e madhe mjetesh

schedule21:09 - 24 Janar, 2025

schedule 21:09 - 24 Janar, 2025

Xhevdet Kopani nga Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë u shpreh se ng sistemi i ri bonus malus do të përfitojë një gamë e madhe mjetesh duke përfshirë ato të voglat, elektriket, hibridet dhe makinat e reja.

Sipas tij, ky ligj kategorizon dhe drejtuesit e mjeteve si më të kujdesshmit ose jo.

“Edhe makinat e vogla që janë me mijëra përfitojnë nga kjo rregullore sepse kanë koeficient nën 1, edhe makinat e reja, makinat elektrike, makinat hibride. Gama është shumë e madhe. Për ne nuk ka ndonjë fitim nga kompanitë, barazojnë njëra-tjetrën.

Një makinë e madhe mund të ketë një prim më të madh, por nuk duhet të harrojmë raportin e shpenzimeve që ka një makinë, dëmet shëndetësore etj. Në aspektin e përdoruesve të mjeteve i kategorizon si të kujdesshëm ose jo.

Ne kemi historikun e dëmeve dhe shohim moshën. Moshën e re ka një histori më të madhe, ose ai që sigurohet për herë të parë. Rregullorja është hartuar dhe në bazë të të dhënave faktike. Llogaritja e primit ka mënyrën e saj.

Është një metodologji që përcaktohet dhe ne e raportojmë dhe e miratojmë sipas llogaritjeve. “

/ abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!