Në shkollat nëntë vjeçare dhe të mesme në vend ka nisur anketimi për të matur perfomancën e drejtorëve. Sipas urdhërit të Ministrisë së Arsimit, mësuesit e shkollës përmes një formulari TIP do të vlerësojnë në mënyrë të fshehtë punën e drejtorit dhe nëndrejtorëve. Procesi do të zgjasë dy ditë dhe po monitorohet nga specialistë të ministrisë. Me daljen e rezultateve, Ministria e Arsimit do të vendosë çfarë do të ndodhe me drejtuesit e shkollave. Ky anketim vjen tre ditë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi shkarkimin e 300 drejtorëve, të cilët në testimin kombëtar kishin dalë me rezultate nën mesataren e vlerësimit dhe zëvendësimin e tyre me mësuesit më të mirë.
Nis anketimi i arsimtarëve në shkollat nëntë vjeçare dhe të mesme
schedule15:31 - 2 Nëntor, 2017
schedule 15:31 - 2 Nëntor, 2017