Nipi i ish presidentit amerikan John Kennedy, Robert Junior, gjatë një tubimi kundër mandateve të vaksinave në Uashington, DC, krahasoi pandeminë e Covid-19 me nazismin. Një nga zërat më të fuqishëm kundër vaksinimit, Ana Frank kishte mundësi të fshihej nga nazistët, por njerëzit nga Covid, jo, tha ai, shkruan CNN
Më tej ai theksoi se në vitin 1962 kishte vizituar Gjermaninë lindore me babain e tij dhe kishte takuar persona që ishin arratisur duke kapërcyer murin. Pra një gjë e tillë mund të bëhej. Shumë persona u vranë, por kishte dhe nga ata që mundën të shpëtonin.
CNN raportoi se në fjalën e tij Kennedy harroi se 6 milion hebrenj u vranë dhe se Ana Frank u kap në Holandë dhe më pas u cua të vdiste në një kamp përqendrimi. Ndaj fjalëve të Kennedy reagoi dhe Aushvic Memorial me anë të një mesazhi në Twitter: Të shfrytëzosh tragjedinë e peronave, përfshirë dhe fëmijë si Ana Frank – që kanë vuajtur, u poshtëruan, torturuan dhe u vranë nga regjimi nazist, për një fjalim mbi vaksinimin dhe kufizimet gjatë pandemisë, është një sinjal i trishtueshëm dekadence morale dhe intelektual, raporton abcnews.al
Të tre vaksinat e disponueshme në Shtetet e Bashkuara janë të sigurta dhe efektive në parandalimin e Covid-19. Ato u studiuan në prova të mëdha klinike që përfshinin mijëra njerëz dhe më shumë se 210 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara janë vaksinuar plotësisht që kur vaksinat u autorizuan për përdorim urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së.
Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë deklaruar se përfitimet e vaksinimit janë më të mëdha se rreziqet ndërkohë që vazhdon të monitorojë sigurinë e vaksinave. Disa njerëz përjetojnë efekte anësore të shkurtra, të lehta si dhimbje koke, dhimbje muskulore dhe ënjtje në vendin e injektimit pas vaksinimit, sipas CDC, por komplikimet serioze janë të rralla.
Në nëntor, CDC raportoi se të rriturit e pavaksinuar kishin 13 herë më shumë gjasa për tu infektuar me Covid dhe 68 herë më shumë gjasa për të vdekur nga Covid-19 në krahasim me të rriturit që ishin vaksinuar plotësisht.
/abcnews.al