Fero dhe Arbenita, u bënë prindër për herë të parë në muajin prill. Ata u bekuan me një vajzë, të cilës e pagëzuan me emrin Nina.
Brenda pak kohësh, Nina është kthyer në vogëlushen më të komentuar në rrjetet sociale.
Ajo erdhi në jetë në Gjermani dhe pas dy muajsh në lëvizje, më në fund Fero dhe Arbenita janë kthyer në shtëpinë e tyre.
Ka qenë Arbenita që ka treguar në InstaStory disa pamje nga pritja përrallore që i kanë bërë. Tullumbace, arusha dhe drita shumëngjyrëshe si në botën e princeshave. Një moment shumë i bukur për familjen e re./abcnews.al