Analisti Mentor Nazakor, gjatë intervistës për “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, tha se deputeti Genci Nimanbegu nuk po tregon ndershmëri pasi ka votuar pro rrëzimit të qeverisë së Dritan Avazoviç në Mal të Zi. Sipas tij, ai hodhi firmën për marrëveshjen që solli në pushtet Mandiç dhe Spajiç.
“Leximi i asaj se çfarë ka ndodhur në këto tre vjet mund ta bëjmë në mënyrë të pavarur nga të ashtuquajturat parti shqiptare. Së dyti, në fakt ajo që ai po thotë nuk është ndershmëri ndaj tyre sepse ka hedhur firmën e një marrëveshje që ka sjellë në pushtet Mandiç, Spajiç. Për hir të së vërtetës, në program ka referenca që kjo qeveri do t’i përmbahet boshtit të NATO-s dhe BE-së, nuk do të ketë lëvizje dhe për Kosovën. Partia e zotit Gjeloshaj ka insistuar që në program të mos ketë asnjë ndryshim nga boshti perëndimor i Malit të Zi. Ajo që SHBA shpreh shqetësim është që ky ndikim që ka fronti pro serb në këtë qeveri do të jetë përcaktues në ndryshimin e kursit dhe në çështjen e regjistrimit.
Jo më kot përmenda që në një sondazh të fundit 76 për qind e malazezëve kanë deklaruar se do të votonin pro pavarësisë nga Serbia, që është tregues i qartë që një regjistrim eventual sot do të kishte shumicë të malazezëve. Kush ka kërkuar ta shtyjë ose e ka lexuar gabim ose pret që ndikimi i kësaj qeverie dhe kishës të ndikojë që të ulet kjo përqindje. Edhe qëndrimi pro NATO dhe BE në këto tre viteve, prirja pro perëndimore e malazezëve është përforcuar krejt ndryshe nga kritikët. Së treti, që mban zoti Nimanbegu janë qëndrime, e përsëris me gjithë vlerësimet për integritetin e tij moral, koherencën në inkoherencë sepse nëse kemi sot këtë qeverisje është për shkak të rolit të tij.
Nëse do t’i njohim ndonjë rol vetes në histori është ajo e rrëzimit të qeverisë së bashkëqytetarit të vet, Abazoviç i cili kishte mundësinë që me votën e tij të 41 të qëndronte në pushtet për shkak të rikompozimit të qeverisë me përfshirjen eventuale të një apo dy ministrave edhe nga kjo parti pro serbe, por ama në rolin e kryeministrit do të vazhdonte Abazoviç. Nimanbegu vlerësoi asokohe se nuk ishte e mirë kjo dhe nuk e dha votën.”, u shpreh Nazarko./abcnews.al