Nili në nivele rekord, përmbytjet rrezikojnë piramidat antike të Sudanit

schedule17:14 - 8 Shtator, 2020

schedule 17:14 - 8 Shtator, 2020

Autoritetet në Sudan janë duke u përpjekur të mbrojnë piramidat antike të vendit nga përmbytjet pasi reshjet e mëdha të shiut kanë bërë që lumi Nil të arrijë në nivele rekord.

Ekipet e emergjencës kanë ndërtuar mure në thasë me rërë dhe po nxjerrin ujë, citohet nga agjencia e lajmeve AFP.

Vendi është shtëpia e një mori rrënojash më shumë se 2,300 vjeçare.

Në të gjithë vendin, përmbytjet kanë vrarë gati 100 persona dhe kanë lënë mijëra të pastrehë.

Nili pothuajse çdo vit del nga shtrati dhe fermerët i përdorin mbetjet e lëna nga përmbytjet për të krijuar tokë pjellore, por shkalla e përmbytjes së këtij viti është shumë e pazakontë.

“Përmbytjet kurrë nuk kishin prekur vendin më parë,” citohet të ketë thënë  Marc Maillot, arkeolog.

“Situata aktualisht është nën kontroll, por nëse niveli i Nilit vazhdon të rritet, masat e marra mund të mos jenë të mjaftueshme”, shtoi ai.

Dëmi i shkaktuar nga përmbytja në të gjithë vendin bëri që qeveria të shpallte një gjendje të jashtëzakonshme tre-mujore të premten e kaluar. g.v/abcnews.al