Nikulajt, hakmarrja e radhës? Lezhë, hetimet të fokusuara te konfliktet me fisin Lekstakaj

schedule15:20 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 15:20 - 3 Dhjetor, 2023

10 persona janë shoqëruar në policinë e Lezhës në lidhje me vrasjen e Entjan Nikulaj mbrëmjen së shtunës. Pas marrjes në pyetje ata janë lënë sërish të lirë, ndërsa nuk i kanë ardhur në ndihmë hetuesve për zbardhjne e vrasjes dhe identifikimin e autorëve. Mësohet se deri më tani policia e Lezhës ka dyshime se një nga pistat kryesore është ajo e gjakmarrjes, por nuk përjashtohen edhe konfliktet që mund të ketë patur kohët e fundit viktima.

Enio Nikulaj është kusheri i parë me biznesmenin pare Ardian Nikulaj që u vra në prill të këtij vitit në lokalin e tij në Shëngjin. Hetuesit janë përqëndruan në konfliktin mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, ku 40-vjeçari Entjan Nikulaj është viktima e tretë brenda pak muajve. Pas vrasjes së Ardian Nikulajt në prill, në muajin korrik u vra me armë zjarri në Balldre Nikolin Lekstakaj. Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë gjetur 25 gëzhoja automatiku, ndërsa mjeti dhe armët e krimit u gjeten te djegura në rrugën e Rinasit një orë pas vrasjes.

Grupi hetimor ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë që kanë fiksuar automjetin me të cilin lëvizte viktima teksa është ndjekur në momentin që ai kishte dalë nga një lokal që gjendet ne autostradë dhe ne hyrje te Lezhës është qëlluar nga pas nga autoret që mendohet se kanë qenë tre persona. Plumbat e kanë kapur atë në shpinë dhe pjesën anësore duke i shkaktuar edhe vdekjen. Policia po verifikon edhe kamerat e sigurisë së lokalit ku kishte qendruar Enio Nikulaj për të parë nëse ka patur persona të tjerë që mund të kenë informuar autorët për lëvizjet e tij./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!