Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, uron besimtarët myslimanë për kremtimin e Fitër Bajramit.
Nikolla shkruan se Shqipëria është një familje e madhe, cilido qoftë besimi ynë.
“ Pas përkushtimit e sakrificave të agjërimit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, rritjes shpirtërore, lutjeve, faljeve, refleksioneve, durimit, shpërblehemi e kremtojmë bashkarisht Fitër Bajramin.
Shqipëria është një familje e madhe, në të cilën, cilido qoftë besimi ynë, ndajmë me njeri-tjetrin gëzimet, lutjet, bekimet, dëshirat dhe urimet për më shumë mirëqenie, dashuri, solidaritet e bashkim.
Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë!”, shkruan Kryetarja Nikolla.r.t/abcnews.al