Nikolla reagon për sulmin ndaj Berishës: Dhunuesit duhet të marrin dënimin e merituar

schedule16:02 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 16:02 - 6 Dhjetor, 2022

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka reaguar për sulmin ndaj kreut demokrat Sali Berisha, në protestën e ditës së sotme.

Nikolla ka dënuar sulmin dhe bën thirrje që organet e drejtësisë të veprojnë pa hezitim dhe të zbajtojnë ligjin ndaj autorit.

Reagimi i plotë:

Dhuna është e papranueshme në një shoqëri demokratike. Ushtruesit e dhunës duhet të marrin dënimin e merituar nga ligji. Prandaj inkurajoj organet ligjzbatuese dhe të drejtësisë të veprojnë pa hezitim dhe të zbatojnë ligjin ndaj dhunuesit të deputetit!”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!