Nikolla pret Yuri Kim: Forcimi i bashkëpunimit Shqipëri-SHBA në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike

schedule17:02 - 4 Prill, 2022

schedule 17:02 - 4 Prill, 2022

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolli, priti ditën e hënë në një takim ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Ambasadorja e SHBA vlerësoi rolin dhe kontributin e rëndësishëm të Kuvendit të Shqipërisë nën lidershipin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, në avancimin dhe thellimin e reformave të rëndësishme, jetike për jetën e vendit.

Gjithashtu ambasadorja vlerësoi rolin e Kuvendit të Shqipërisë në fuqizimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në bisedën mes tyre Nikolla dhe Kim theksuan rëndësinë e avancimit të procesit të vetting-ut dhe ndërtimin e një sistemi drejtësie të ndershëm, në shërbim të qytetarëve.

Ndërsa vlerësuan bashkëpunimin e suksesshëm midis ShBA dhe Shqipërisë në kuadrin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe NATO-s për dënimin e agresionit ushtarak të Rusisë dhe mbështetjen e Ukrainës.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe Ambasadorja Yuri Kim theksuan me tej rëndësinë e bashkëpunimin dypalësh për rritjen e sigurisë dhe forcimin e paqes në rajon e më gjerë, rritjen e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit Amerikan, edhe në kuadrin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve, si dhe nxitjen dhe mbështetjen e investimeve amerikane në Shqipëri dhe çështje të tjera të bashkëpunimit dypalësh.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!