Nikolla: Mësuesia përzgjidhet e treta dhe me notë mesatare mbi 7

schedule19:42 - 11 Tetor, 2018

schedule 19:42 - 11 Tetor, 2018

Një arritje për sistemin arsimor shqiptar e ka konsideruar Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, përzgjedhjen e mësuesisë, si të tretën pas ekonomisë dhe shkencave sociale në universitet, ndërsa infermieria e katërta dhe juridiku i pesti.

E ftuar në studion Mbrëmje në ABC News, Ministrja e Arsimit theksoi  se Mësuesia është shpallur prioritet kombëtar, por ajo që duhet të përshëndetet është se, sot të gjitha programet e mësuesisë janë me notë mesatare mbi 7.

“Sot të gjitha programet e mësuesisë janë me notë mesatare 7 nuk ka qenë kurrë kështu në sistemin e arsimit të lartë”– theksoi Nikolla.

Ministrja informoi gjithashtu se 80% e maturantëve kanë aplikuar në universitetet publike dhe 20 % në universitete private.

“Dhe ajo që është për t’u përshëndetur është se kemi 80% të maturanët që kanë aplikuar në universitetet publike dhe 20 % në universitetet private. Por 76 % atyre që janë regjistruar në universitetet publike kanë notë mesatare mbi 7 dhe 30% e tyre mbi 8”.

Sipas saj reforma e ndërmarrë në arsimin e lartë po jep efektet e veta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!