Nikolla flet si kryetare Kuvendi: Opozita të mos ndjehet humbëse, do jem në krahun tuaj sa herë ta kërkojë e drejta

schedule18:40 - 10 Shtator, 2021

schedule 18:40 - 10 Shtator, 2021

Lindita Nikolla ka mbajtur fjalën pasi u zgjodh kryetare e Kuvendit. Ndërkohë që opozita u largua nga salla sapo nisi fjalën, Nikolla iu drejtua me një mesazh edhe këtyre të fundit.

Kryetarja e re e Kuvendit theksoi se pakica dhe shumica do të jenë vetëm shifra për të, ndërsa shtoi se maxhoranca nuk duhet të sillet si triumfatore dhe opozitarët të mos ndihen humbës. Nikolla vlerësoi rolin e rëndësishëm të opozitës në një shtet demokratik dhe premtoi se do të jetë në anën e tyre sa herë ta kërkojë e drejta.

“Jam para jush para popullit e zgjedhur për të qenë  mes të barabartëve në Kuvendin e Shqipërisë, prandaj edhe fjalët do ti kursej sa të mundem sot që kohën t’ja lamë punës. Përkushtimin dja repuvlikës kushtetuës kanë qneë përherë të rëndësishme për mua, sot bëhen një përgjegjësi edhe më e lartë. Kjo përgjegjësi dhe ky përkushtim janë sot aleatët e mi. Për të drejtuar sot punë n tonë me debat dhe jo grindje. Dëshiroj të falenderoj paraardhësin tim zotin Gramoz Ruci. Ky kuvend është rezultat i votës së lirë të qytetarëve që prodhuan një maxhorancë të qartë. Por shifrat dhe faktte post zgjedhore nuk do të jenë aspak ylli i karvanit në detyrën që po marr përsipër. Për mua shumicën nga pakica do ta dallojnë vetëm numrat. Të gjithë do të ndihen të barabartë. Ne jemi individë me pikëpamje të ndryshme dhe të kundërta. Duhet tu japim qytetarëve modelin sesi duhet të jetë politika dhe shoqëria. As partitë opozitare nuk duhet të ndihen as të humbura as të dështuara. Opozita është një mundësi për të kontrolluar shërbyesit publikë. Dua të theksoj se opozita do të ketë hapësira të plota. Nëse ju kolegë do të ndiheni të penguar unë do të jem në krahun tuaj sa herë të kërkojë e drejta. Nuk mund të pretendojmë se e duam Shqipërinë nëse nuk duam njëri-tjetrin”, tha Nikolla. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!