19 vjeçari Nikolas Cruz, autori i masakrës në shkollën e mesme në Florida, përshkruhet si një person i çuditshëm, që kishte ndërprerë mjekimin e këshilluar nga psikologu dhe i fiksuar pas armëve.
Nikolas Cruz, 19 vjeçari, autor i masakrës në një gjimnaz të Floridës, në shumë postime në instagram shfaqet me armë si pistoleta dhe thika. Fotografi që shoqërohen me përshkrime të tilla se si të gjuash me armë është një lloj terapie. Hetuesit amerikanë flasin për fotografi dhe fraza tronditëse, mes të cilave dhe nga ato tallëse për myslimanët. Në pothuajse të gjitha fotografitë ai mban veshur një bluzë të zezë dhe një shall me të cilin mbulon pjesën më të madhe të fytyrës. Një ish shok i tij i klasës tregoi për mediat amerikane se çdo gjë që ai postonte në rrjetet sociale, kishte të bënte me armët. Ndërsa të tjerë konfirmojnë se Nikolas shkonte në shkollë gjithnjë i armatosur. Policia bën të ditur se 19 vjeçari ishte përjashtuar për asrye disipline, dhe ai ishte transferuar në një shkollë tjetër. Kruz kishte humbur nënën e tij adoptuese në nëntor për shkak të një pleumonie, ndërsa babai i tij kishte vdekur nga një atak në zemër disa vjet më parë. Nikolas ishte transferua me vëllain e tij biologjik Zakari tek një mik i familjes. Por pas disa koësh ishte transferuar në shtëpinë e një miku të tij. Personat që e mbanin në shtëpi konfirmuan për policinë se ai mbante një pushkë, të cilën ata i kishin kërkuar ta mbante mbyllur në një dollap. Tashmë studentët e përshkruajnë Kruz si një person që dikur ishte normal, por me kalimin e kohës ishte bërë gjithnjë e më i çuditshëm. Sipas mediave amerikane, 19 vjeçari i ishte nënshtruar mjekimit psikiatrik por prej një viti nuk shkonte më në klinikën ku duhej të mjekohej./abcnews.al