Nike refuzoi të furnizojë ekipin kombëtar, reagon Irani

schedule15:13 - 8 Qershor, 2018

schedule 15:13 - 8 Qershor, 2018

Kompania amerikane Nike refuzon të furnizojë me atlete lojtarët e kipit kombëtar të futbollit të Iranit për shkak të rivendosjes së sanksioneve ndaj vendit nga ana e administratës Trump.

Trajneri i ekipit kombëtar iranian të futbollit, Karlos Kueiroz, ka reaguar pas vendimit të Nike për të mos furnizuar me atlete lojtarët iranianë si pasojë e sanksioneve të vendosura nga administrata Trump ndaj vendit.

Nike konfirmoi se nuk do të furnizonte kombëtaren iraniane një nga ekipet pjesëmarrëse në kampionatin botëror të futbollit Rusia 2018, pasi Shtëpia e Bardhë rivendosi sanksionet ndaj Iranit pas daljes së shteteve të Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja e 2015-s për programin bërthamor iranian.

Kueiroz u shpreh se lojtarët kanë nevojë për atlete. Ai shtoi se i ka kërkuar FIFA-s të ndërhyjë në këtë çështje.

Por Nike sqaroi se sanksionet e Shtëpisë së Bardhë nënkuptojnë se si një kompani amerikane nuk mund të furnizojë me atlete lojtarët e ekipit iranian.

Ndërsa veshja është e Adidas, kompanisë gjermane dhe rivalja kryesore e Nike. Lojtarët lejohen të veshin atlete të çdo lloj firme, por lojtarët iranianë që sponsorizohen nga Nike nuk mund t’i veshin ato. Përfshirë këtu dhe golashënuesin Saman Godos, i cili do të duhet të zgjedhë një markë tjetër.

Irani ishte ekipi i parë që mbërriti në Rusi të martën, ndërsa ndeshjen e dytë e ka në 20 Qershor në Kazan kundër Spanjës, kurse e para është ajo ndaj Lituanisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!