Nikaragua liron 135 të burgosur politikë pas negociatave me SHBA-në

schedule09:06 - 6 Shtator, 2024

schedule 09:06 - 6 Shtator, 2024

Shtetet e Bashkuara  kanë siguruar lirimin e 135 të burgosurve politikë në Nikaragua për arsye humanitare, tha Shtëpia e Bardhë sot, duke shtuar se të liruarit do të shkojnë në Guatemalë përpara se të kërkojnë qëndrim të përhershëm ligjor në SHBA ose vende të tjera.

Të liruarit janë të gjithë shtetas të Nikaraguas dhe përfshijnë anëtarë të organizatës ungjillore Mountain Gateëay, katolikë laikë dhe studentë, tha këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Lirimi i tyre vjen pasi më shumë se 200 të burgosur politikë në Nikaragua u liruan vitin e kaluar dhe u dërguan në SHBA.

Në atë kohë, Presidenti Daniel Ortega, i cili ka nisur një goditje ndaj disidentëve në vitet e fundit i karakterizoi lirimet në atë kohë si një shtysë për të dëbuar kriminelët që përpiqeshin të minonin Nikaraguan.

Qeveria e tij nuk komentoi menjëherë lirimin e fundit të 135 të burgosurve politikë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!