Nik Gjeloshaj: Janë ndryshuar kufijtë e komunës së Tuzit, veprim anti-shqiptar

schedule20:47 - 23 Mars, 2021

schedule 20:47 - 23 Mars, 2021

Kryetari i Komunës së Tuzit në Malin e Zi, Nik Gjeloshaj ka akuzuar kryeministrin Zdravko Krivokapiq dhe zv. Kryeministrin Dritan Abazoviç se kanë ndryshuar kufirin administrativ të Tuzit. Ai shprehet me anë të një statusi në profilin e tij zyrtar se u ka vënë atyre një ultimatum që ta kthejnë kufirin e komunës ashtu siç është miratuat në Kuvendit e Malit të Zi, duke shtuar se nuk do e durojë një veprim të tillë anti-shqiptar.

“Zdravko Krivokapiq dhe Dritan Abazoviq pas zgjedhjeve në krye të qeverisë së Malit te Zi, për hapat e parë që kanë ndermarrë ishte ndryshimi i kufirit administrativ i Komunës së Tuzit. Gjatë punës së përditshme të sekretariateve tona kemi vërejtur ndryshimin e kufirit tone (Komuna e Tuzit) ne gjeoportal. Kanë ndryshuar teritorin tonë ashtu që deponinë e kanë kaluar në teritorin e kryeqytetit Podgorica.

Kështu nuk ka punuar as PDS edhe pse kjo ishte e vetmja pikë kontestuese me ta. Do ta kenë Malesine para qeverisë , se u kam dhënë një afat, tani urgjentisht duhet ta ktheni linjën administrative të Komunës sonë ashtu siç është miratuar në Kuvendin e Malit të Zi.

 

Një veprim i ketillë antishqiptar nuk do ta durojmë më , sepse nuk është vetëm kjo, por qeveria e Malit të Zi e ka bllokuar edhe pagesën e mjeteve për Komunën tonë, mjete këto të cilat na takojnë sipas ligjit. Ftoj për herë të fundit bashkësinë ndërkombëtare e cila është e pranishme në Mal të Zi te reagojë … Qytetarët e Malesisë do të kenë pergjigjje të ashpëra ndaj ketij provokimi te ri. Nik Gjeloshaj”, shkruan ai./mv.abcnews.al