Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviç i ka kërkuar qeverisë së vendit shkarkimin e politikanit shqiptar Nik Gjeloshaj nga posti i zëvendëskryeministrit, pasi sipas zyrës së Presidencës Malazeze Nik Gjeloshaj ka telefonuar presidentin mbrëmjen e 1 gushtit dhe e ka share dhe kërcënuar. Presidenca malazeze ka deklaruar se çështja është referuar tashmë në prokurori.
Sipas asaj që shkruajnë mediat në Podgoricë, zëvendëskryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut Nik Gjeloshaj ka telefonuar presidentin Milatoviç dhe ka kërcënuar atë pasi Presidenti ktheu në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për tatim mbi pasuritë e paluajtshme.
Presidenca Malazeze thotë se shkak për kërcënimet janë bërë disa kontestime me të cilat Komuna e Tuzit po përballe në gjykatë me Kompaninë “Platacionet e 13 Korrikut”, pasi kërkon ti llogarisë në mënyrë të paligjshme taksë të pasurisë së paluajtshme mbi atë që është tokë bujqësore.
Komuna e Tuzit e ka marrë taksën nga kjo kompani përmes ngrirjes së llogarive të saj dhe për këtë arsye Kompania Plantacionet i është drejtuar Gjykatës për të kërkuar drejtësi dhe kthim të fondeve.
Sipas Kabinetit të Presidencës Milatovic, rolin kryesor në këtë proces gjyqësor e ka pasur zëvendës kryeministri aktual Nik Gjeloshaj, i cili në atë kohë ka qenë Kryetar i Komunës së Tuzit. Ndaj politikanit Shqiptar, Kompania Plantacionet ka depozituar kallëzim penal pranë Zyrës së Kryeprokurorit Special të Shtetit.
Mospajtimet në mes të Komunës së Tuzit dhe kompanisë Plantacionet kanë vazhduar me vite. Me krijimin e Komunës së Tuzit, një pjesë e mirë e tokave të kompanisë kanë rënë përgjegjësinë e qeverisjes lokale.
Gjeloshaj është përgjigjur përmes një deklarate, duke thënë se Millatoviç është duke tentuar t’i përdorë akuzat për të tërhequr vëmendjen nga tema kryesore, e ajo është që presidenti ka refuzuar të nënshkruajë Ligjin për tatimin mbi pasurinë e paluajtshme.
Ai ka pretenduar se Millatoviç ka refuzuar të nënshkruajë ligjin për shkak të “lidhjeve të tij si kumbari me Nebojsha Vuksanoviçin, ish-presidentin e Bordit të Drejtorëve të kompanisë Plantacionet, me qëllim përfitimin personal për vete dhe për të”. Nebojsha Vuksanoviç është ish-anëtar i Partisë Popullore Socialiste.
Presidenca e Malit të Zi ka thënë se ai nuk është kumbara e Millatoviçit dhe që është angazhuar si ndihmës në zyrën e presidentit.
Millatoviç thuhet se ka kthyer ligjin për rishqyrtim në Kuvend në Kuvend për shkak të asaj që ai pretendon se janë shkelje kushtetuese në dokument dhe mbi të gjitha për atë që konsiderohet si një rrezik që 22 mijë fermerë në vend të humbasin lehtësitë tatimore nga shteti
Përplasja mes Kreut të Shtetit ka vijuar edhe në rrjetin social X, Pasi presidenti malazez shkroi në statusin e tij se nuk do ti dorëzohet presionit të Gjeloshajt kur bëhet fjalë për Kushtetutën.
Gjeloshaj, në anën tjetër, ka shkruar: “Nuk duhej të ishe futur në këtë punë dhe të prisje një reagim nga shqiptarët në të gjitha nivelet dhe kudo që kemi ndikim”.
Në vazhdimin e Statuseve ne X, Zëvendëskryeministri Shqiptar i Malit të Zi ka shkruar se Millatoviç do të marrë përgjigjen që meriton./abcnews.al


