Nigeri, 48 të vdekur nga shpërthimi i një cisterne karburanti

schedule12:59 - 9 Shtator, 2024

schedule 12:59 - 9 Shtator, 2024

Një cisternë karburanti është përplasur me një tjetër kamion në Nigeri, duke shkaktuar një shpërthim që ka vrarë të paktën 48 persona, ka njoftuar agjencia e reagimit emergjent të vendit.

Cisterna e karburantit po transportonte gjithashtu bagëti në zonën Agaie në shtetin veri-qendror të Nigerisë dhe të paktën 50 prej tyre u dogjën të gjalla në përplasje, ka deklaruar Abdullahi Baba-Arab, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Menaxhimit të Emergjencave.

Ndërkohë në vendin e aksidentit janë zhvilluar operacionet e kërkim-shpëtimit.

Baba-Arab tha fillimisht se u gjetën 30 trupa, por më vonë deklaroi se u gjetën edhe 18 trupa të viktimave që u dogjën për vdekje në përplasje.