E ardhmja e Paul Pogba ka qenë edhe mbetet një telenovelë. Mesfushorit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe rinovimi me Manchester United duket i pamundur.
Së fundmi kampionati i botës ka marrë një këshillë nga Nicolas Anelka, i cili ka folur në një program të RMC Sport.
“Fatkeqësisht, kur ai nënshkroi për Manchester United, “Djajtë e Kuq” nuk ishin ekip i madh. Është një skuadër që duhej ribërë, që kërkonte një projekt loje dhe një trajner.
Ka qenë shumë e vështirë për të që kur është rikthyer nga lëndimi. Është kritikuar shumë. Nuk është skuadra më e mirë ku mund të tregojë talentin e tij. Mendoj se PSG do të ishte shumë mirë për të.
Disa thonë se nuk do të jetë mirë për PSG-në, sepse ai vazhdimisht lëndohet. Por, gjithsesi, mendoj se lëndimet e tij vijnë për arsyen se psikologjikisht nuk është mirë”, ka deklaruar ish-sulmuesi i Francës, që ka luajtur për disa klube në Premier League. / abcnews.al