Nicki Minaj zbulon për herë të parë gjininë e bebit

schedule07:45 - 16 Tetor, 2020

schedule 07:45 - 16 Tetor, 2020

Pak javë më parë, Nicki Minaj u bë nënë për herë të parë. Mediat e huaja raportuan se reperja e njohur dhe Kenneth Petty mirëpritën fëmiijën e tyre të parë, por ata u treguan shumë të rezervuar duke mos e konfirmuar lajmin dhe duke mos zbuluar gjininë e bebit.

Ndërkohë, së fundmi përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka falenderuar publikisht miqtë e shumtë për dhuratat, Minaj ka zbuluar se ka sjellë në jetë një djalë. “Jam kaq mirënjohëse dhe e dashuruar me tim bir. Çmendurisht e dashuruar! I vogli djali im, më i preferuari në të gjithë botën!“, ka shkruar reperja.

Kujtojmë që Minaj konfirmoi se po priste fëmijën e parë në Korrik, përmes një seti fotografik. Ajo postoi disa foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, teksa shkroi: “Dashuri. Martesë. Karroca e bebes. Shumë e lumtur dhe mirënjohëse. Faleminderit shumë për të gjitha urimet tuaja.” xh.d/abcnew.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!