Nicki Minaj publikon foton e parë të djalit në përvjetorin e martesës

schedule08:49 - 22 Tetor, 2020

schedule 08:49 - 22 Tetor, 2020

Pak javë më parë, Nicki Minaj u bë nënë për herë të parë. Mediat e huaja raportuan se reperja e njohur dhe Kenneth Petty mirëpritën fëmiijën e tyre të parë, por ata u treguan shumë të rezervuar deri pak ditë më parë ku dhe konfirmuan se janë bërë prindër të një djali.

“Jam kaq mirënjohëse dhe e dashuruar me tim bir. Çmendurisht e dashuruar! I vogli djali im, më i preferuari në të gjithë botën!“, shkroi reperja. Ndërkohë, pak orë më parë reperja ndau një foto të vogëlushit me rastin e 1-vjetorit të martesës me Petty.

 

View this post on Instagram

 

Happy Anniversary, my love ♥️

A post shared by Barbie (@nickiminaj) on

“Gëzuar përvjetorin, dashuria ime”, shkruan Minaj krahas fototgrafisë. Përsa i përket muzikës, projekti më i fundit i reperes u publikua pak muaj më parë. “Trollz” ishte dueti që e bëri bashkë me 6ix9ine dhe që u prit shumë mirë nga publiku. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!