“Nicja” kërkon të dalë nga qelia për arsye shëndetësore, Gjykata e Posaçme merr vendimin

schedule12:41 - 17 Prill, 2020

schedule 12:41 - 17 Prill, 2020

Gjyakat e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Altin Avdylit për ndryshim të masës së sigurisë.

Altin Avdyli, i njohur si “Niçja”, i cili u kap në përgjimet e BILD duke komunikuar me ish-kryetarin e bashkisë Durrës, Vangjush Dako,  ka kërkuar masë më të lehtë sigurie me arsyetimin se vuan nga hipertensioni, dhe se në paraburim mund ti rrezikohet jeta për shkak të epidemisë së covid -19.

Altin Avdyli u arrestua gjatë operacionit “Vol-vo-4” nën akuzën e Trafikut të drogës në formën e gurpit të strukturuar kriminal .

Ndër të arrestuarit e këtij operacioni ishin dy ish-deputetë të Partisë Socialiste. Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Arben Çuko dhe ish-deputeti i Lezhës Arben Ndoka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!