Ngushtohet laku, kush janë tre shqiptarët e dyshuar për mbytjen e 20-vjeçares në sy të foshnjës

schedule16:47 - 16 Qershor, 2021

schedule 16:47 - 16 Qershor, 2021

Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga mbytja e 20-vjeçares britanike në Greqi në sy të foshnjës dhe pranë burrit të lidhur, ende nuk ka asnjë të arrestuar nga autoritetet e vendit fqinj për krimin në Athinë. Megjithatë nga 100 kriminelë që ishin në fillim në listën e të dyshuarve, rrethi është ngushtuar në 3 të dyshuar, të cilët sipas gazetës greke “Ta Nea” janë shqiptarë.

Drejtuesit e grupit hetimor kanë qenë në kontakt me të paktën 100 persona, ka rreth 25 dëshmi nga oficerë policie, fqinjët, të afërmit dhe miqtë e çiftit si dhe njerëz të tjerë që mund të dinë saktësisht se çfarë ndodhi atë mëngjes të 11 majit, shkruhet në artikull.

Përveç kësaj, vijon më tej shkrimi, “të dhëna krahasuese janë kërkuar nga 10-15 grabitje të ngjashme në Atikë, si dhe për lëvizjet e të paktën 20-30 kriminelëve grekë, shqiptarë, gjeorgjianë, disa prej të cilëve janë liruar kohët e fundit, duke synuar individë të veçantë, me interes për tre të huaj me origjinë shqiptare që mund të jenë përfshirë në grabitje, të cilët janë zhdukur” vijon më tej artikulli.

Hetuesit grekë pak ditë më parë ndërtuan edhe një identikit të shqiptarit të dyshuar se mund të ishte organizator i grabitjes, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!