Ambasadorja e SHBA në Shqipëri i kërkon presidentit Ilir Meta dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi të punojnë së bashku për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese përpara vitit 2020.
Duke iu referuar deklaratave të tyre për ngritjen e këtij institucioni, Kim shprehet se është dakord me kërkesat e tyre, si dhe Komisionin e Venecias dhe bën thirrje të punojnë sa më parë me organet përkatëse.
“Faleminderit presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruç që e bënë të qartë që vendi duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese.
Ne jemi dakord duke marrë parasysh mendimin e Komisionit të Venecias, se këta dy udhëheqës duhet të punojnë urgjentisht me organet përkatëse për ta bërë këtë të ndodhë para fundit të vitit 2020″, shkruan Yuri Kim.
Thank you, Pres @ilirmetazyrtar & Speaker Ruci, for making clear that Albania must have a functioning Constitutional Ct NOW. We agree. Considering the Venice Commission opinion, these two leaders should work w/relevant bodies urgently to make this happen before the end of 2020.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 18, 2020
Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në komunikimin e përjavshëm me mediat se duhet ngritur pa vonesë Gjykata Kushtetuese ndërsa kërkoi të zbulohen mekanizmat që po vonojnë bërjen funksionale të saj. Ndërsa në seancën plenare të 7 shtatorit, Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se Kushtetuesja do të jetë funksionale me 1 Janar të vitit 2021, “me hir, apo pahir”./m.v. abcnews.al