Ngritën plantacionin me kanabis në luginë, agjentët u prishin qetësinë shqiptarëve

schedule19:52 - 19 Gusht, 2021

schedule 19:52 - 19 Gusht, 2021

Dy shqiptarë janë arrestuar në Spanjë pasi gjatë kontrollit agjentët gjetën dhe asgjësuan mbi 2 mijë rrënjë kanabis në një luginë në La Noguera.

Shqiptarët akuzohen se ishin përgjegjësit për plantacionin dhe infrastrukturën që ishte ngritur me qëllim kultivimin e bimës narkotike.

Ata kishin ndërtuar një kamp ku qëndronin, por qetësinë ua prishi policia. Të arrestuarit me origjinë shqiptare janë 24 dhe 33 vjeç.

Policia thotë se organizata e vogël e kultivimit të kanabisit u çmontua./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!