Ngritën flamurin shqiptar në mes të Stambollit, rrëfehen 2 rojet “VIP” të Osmanit: Rrezikuam 7 mijë euro gjobë

schedule09:17 - 22 Shkurt, 2024

schedule 09:17 - 22 Shkurt, 2024

Dy personazhët e njohur në rrjetin social TikTok, Sheiku i Durrësit dhe Delluks, të ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, folën për eksperiencën e tyre si roje “VIP” në Osmanit.

Dyshja e njohur rrëfyen momentin kur ngritën flmurin shqiptar në mes të Stambollit, duke rrezikuar kështu një gjobë prej 7 mijë eurosh, por që u evitua. Sakaq Delluksi zbuloi planet s edo të shkojë sërish në Turqi për të qenë pjesë e serialit, ndërsa Sheiku i Durrësit tha se nuk do të shkojë më.

Pjesë nga intervista:

Delluks: Na diktuan për flamurin që kishim me vete në shesh xhirim dhe na tërhoqën vëmendje. Mendova ta marr “Sheikun” se bën dhe video për të qeshur.

Sheiku: qëllim ynë është që tu tregonim shqiptarëve që ne jemi pjesë e filmit dhe për të treguar që shqiptarët janë kudo. Ata na thirrën dhe ndaj ne nuk shkuam më, pasi videot tona u bënë virale jo vetëm në Shqipëri, por edhe atje. Ne u treguam atyre që jemi aktivë në rrjetet sociale dhe ata na bënë follow. Rrezikuam gjobë, por nuk shkuam më.

Delluks: Na thirrën ata të kompanisë, me i thamë që ‘kemi punë urgjente në Shqipëri’ dhe duhet të kthehemi. I shpëtuam gjobës 7 mijë euro.

Sheiku: Unë jam i fejuar, veç i pashë. S’di as gjuhë dhe nuk e tradhtoj gruan. Delluks është pak i lëvizur.

Delluks: Unë jam single, pres. Jemi paguar që kemi marrë pjesë në film.

Sheiku: Nusja ime është nga Kosova, ka dy vëllezër. Jemi njohur në Kosovë dhe dashuria bën të vetën. Në Shqipëri është e vështirë që të gjesh veshje të tilla, e kemi gjetur jashtë.

Delluks: unë do shkoj sërish në maj në Turqi, do jemi 7 persona. Më kanë kërkuar personazhe të njohur shqiptar që duan të bëhen pjesë e Osmanit.

Sheiku: Unë nuk shkoj vetë. Unë kam fituar 40 mijë ndjekës dhe reklamoj biznese. Ka ndodhur shumë kërcënuar dhe shantazhuar. Unë futem te njerëzit e mirë, pozitivë dhe u bëj thirrje që të mos shahet në rrjetet sociale. Duhet menduar si për veten. Unë dhe kur jap këshilla me bullizojnë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!