Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ngritëm zërin për ndryshim por u sulmuam”, Ish kreu i FRPD Durrës: Kërkojmë ndryshim në lidership

schedule20:20 - 1 Prill, 2026

schedule 20:20 - 1 Prill, 2026

Ish-kreu i FRPD Durrës, Artion Bajramaj, tha për Real Story se dega e Durrësit ishte ndër të parat që u organizua për të krijuar një frymë revolte brenda PD-së, duke theksuar se nisma për hapjen e diskutimeve nuk ishte kundër apo në favor të individëve të caktuar.

Ai shtoi se kjo nismë është shoqëruar me presione ndaj bazës dhe se brenda PD-së duhet të përcaktohet qartë momenti kur duhen diskutuar çështjet e brendshme.

“Dega e Durrësit ishte ndër të parat që u organizua për të krijuar një revoltë dhe një lloj revanshi.. Është një degë që ka shumë kualitet.



Ne ndërmorëm një nismë para 3 muajsh për të hapur PD-në, pas rezultatit në 2025. Nuk ishte një nismë kundër Berishës apo pro Salianjit, por donim të hapnim një diskutim. Duhet të përcaktohet brenda PD-së se kur duhet të nisim të flasim për gjërat e brendshme.

Ndërkohë, njerëzit e bazës, teksa nisëm këtë nismë, morën sulme shumë të forta. Pas takimit të Durrësit pati shumë kontaktime të njerëzve në bazë, të cilëve u kërkohej të mos shkonin në takim. Gabimi i vetëm që bëri zotëria ishte që doli dhe foli sot. E njoh dhe ka qenë shumë korrekt; është kryetar grup-seksioni dhe ka respekt nga të gjithë, pasi kemi edhe miq të përbashkët.”  / abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!