Temperaturat e ulëta të orëve të fundit dhe reshjet e borët kanë sjellë vështirësitë e para të lëvizjes së qytetarëve në Korçë.
Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton për abcnews.al se rrugët e ngrira dhe prezenca e akullit në bulevard për shkak se nuk është marrë asnjë masë për pastrimin e tyre kanë sjellë dhe vështirësitë e qytetarëve në lëvizje.
Banorët shprehen se është e vështirë të ecësh në rrugë me prezencë akulli pasi bashkia deri më tani nuk ka marrë asnjë masë.
“Jam rrëzuar dje u bëra cop. Ti pastrojnë avash avash se ne i duam njëherësh. Bashkia nuk i pastron për një ditë duhet të ruhesh vetë”, shprehet një qytetar.
Ndërkohë qytetarët kërkojnë nga autoritetet përkatëse që të merren masa dhe të pastrohen rrugët se ndryshe është shumë e vështirë dhe e rrezikshme lëvizja.
“Më duhet që të iki në ambulancë për analizat por me duhet të iki me kujdes. Nëse bie jam e vetme skam njeri ndaj duhet të bëj shumë kujdes”, ka thënë një banore.
Ndërkohë një nga shitësit me pakicë për të normalizuar situatën e lëvizjes para biznesit të tij ka hedhur kripë.