Ngrihet ekipi negociator për dialogun me Serbinë

schedule23:03 - 15 Dhjetor, 2018

schedule 23:03 - 15 Dhjetor, 2018

Kuvendi i Kosovës ka votuar të shtunën me 59 vota pro dhe 2 kundër rezolutën për ngritjen e ekipit negociator që do të përfaqësojë vendin në bisedimet me Serbinë. Sipas mediave kosovare, në krye të ekipit do të jenë kryetari i partisë Nisma, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti nga Partia Social Demokrate në opozitë.

Rezoluta thotë se procesi i dialogut me Serbinë do të jetë i pranueshëm vetëm nëse do të mbyllet me njohjen reciproke të shtetësisë, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe me një garanci për përshpejtimin e proceseve integruese të vendit në BE dhe NATO.

Gjithashtu, drafti në fjalë përcakton qartë se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës nuk do të preken. Ndërkohë, anëtarë të ekipit negociator do të jenë: Enver Hoxhaj, Behgjet Pacolli, Dardan Gashi, Visar Ymeri, Dukagjin Gorani dhe përfaqësuesi i minoriteteve Mahir Jagxhillar, nga partia “6 Plus”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!