Ngrihet akuza ndaj Kevin Spacey

schedule09:28 - 26 Dhjetor, 2018

schedule 09:28 - 26 Dhjetor, 2018

Autoritetet amerikane të drejtësisë kanë ngritur zyrtarisht akuzën për agresion seksual ndaj aktorit të njohur Kevin Spacey. I përballur me thirrjen për t’u paraqitur në gjykatë, aktori ka reaguar përmes një videoje të serialit “House of Cards”, ku lë të kuptohet se do ta luftojë akuzën.

Aktori Kevin Spacey është akuzuar zyrtarisht nga drejtësia amerikane për agresion seksual dhe është thirrur të dhënë llogari në gjykatë më 7 Janar të vitit të ardhshëm. Ngjarja për të cilën ikona e kinematografisë konsiderohet përgjegjës ka ndodhur në Korrik të vitit 2016, në qytezën Nentaket të shtetit Masaçusets. Të hënën, Spejsi postoi një video ku ai shfaqet duke mohuar çdo abuzim nën petkun e personazhit Frank Underwood të serialit “Hose of Cards”.

“Unë nuk do të paguaj asnjë çmim për diçka që nuk kam bërë. Nuk mund t’i besosh të keqes pa patur asnjë provë dhe nuk mund të dalësh në përfundime të nxituara pa patur fakte”, thotë Spacey në video.

Viktima e dyshuar e agresionit të tij është djali i një ish-prezantueseje televizive, Hether Unruh, e cila rrëfeu incidentin vitin e kaluar. Ajo akuzoi Spacey se i kishte blerë djalit të saj 18-vjeçar pije alkoolike dhe se më pas ishte përpjekur të abuzonte me të. Por në video, aktori u drejtohet shikuesve përmes personazhit të tij, ashtu siç ka bërë përgjatë 5 sezoneve të “Hose of Cards”.

“Disa besojnë gjithçka dhe me siguri tani presin me frymën pezull që unë të rrëfehem. Janë bërë gati të thonë se unë nuk i respektoj të tjerët dhe se nuk luaj sipas rregullave, a thua se kam luajtur ndonjëherë. Nuk kam luajtur kurrë sipas rregullave dhe e kam adhuruar këtë gjë”, thotë më tej Space.

Frank Underwood është protagonisti i etur për pushtet në serialin e Netflix, që për pozitat e tij vret një gazetar dhe një politikan përpara se të vritet vetë në fillim të sezonit të gjashtë./abcnews.al