Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ngrihet aktakuzë për shembjen e strehës në stacionin hekurudhor në Novi Sad

schedule14:40 - 4 Mars, 2025

schedule 14:40 - 4 Mars, 2025

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ngriti aktakuzë për lëshimet që çuan në shembjen e një strehe në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Në këtë incident, që ndodhi më 1 nëntor të vitit të kaluar, humbën jetën 15 persona.

Aktakuza u ngrit kundër menaxheres së zhvillimit të investimeve në kompaninë “Infrastruktura Hekurudhore e Serbisë”, Sllobodanka K., kryetarit të Komisionit për Inspektimin Teknik të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, Millutin S., dhe anëtares së këtij komisioni, Bilana K.

“Aktakuza u ngrit në lidhje me kryerjen e veprave penale me elemente korruptive, të cilat kanë rezultuar me shembjen e strehës”, tha kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike, Nenad Stefanoviç.

Ai tha se ka dyshime të arsyeshme se lëshimet e tyre, lidhen me shkakun e tragjedisë. Që nga ky incident, studentët në Serbi kanë organizuar protesta dhe bllokada masive në disa qytete të vendit, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për rastin.

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç ka dhënë dorëheqje, ashtu si edhe kryetari i Novi Sadit, Millan Gjuriç.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!