Mal i Zi/ Ish ministrat të korruptuar? Prokuroria: I shkaktuan buxhetit 2.6 milionë euro dëm

schedule15:45 - 4 Korrik, 2023

schedule 15:45 - 4 Korrik, 2023

Prokuroria Speciale e Malit të Zi ka ngritur aktakuza kundër nëntë ish-ministrave dhe tre zyrtarëve të tjerë për shpërdorim detyre.

Referuar deklaratës zyrtare të gjykatës ish ministrat, që kanë qenë në detyrë gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit, Dushko Markoviç, kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me një shumë prej 2.6 milionë eurosh.

Ata akuzohen për shkelje në lidhje me kreditë e dhëna zyrtarëve shtetërorë për të blerë prona. Ministrat e akuzuar kanë qenë në Komisionin Qeveritar për Çështje e strehimit. Përveç anëtarëve të qeverisë, ata kanë ndarë banesa dhe kredi edhe për deputetë, gjyqtarë e prokurorë.

Prokuroria gjithashtu thekson se kredi individuale në vlerë prej 40 mijë euro u janë dhënë edhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë.

“Komisioni qeveritar dha kredi për strehim dhe për përmirësimin e kushteve të jetesës për 119 zyrtarë publikë dhe punonjës të administratës, një shumë nga 17.500 deri në 40.000 euro për person.” Thuhet në deklaratë.

Të akuzuarit janë pjesë  e Partisë Demokratike e Socialistëve dhe nga partia e boshnjakeve.

Te gjithë kanë mohuar akuzat. Shpërdorimi i detyrës dënohet me burgim nga dy deri në 12 vjet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!