11 automjete janë përfshirë në dy aksidente në Rrugën e Kombit. Aksidenti I parë ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit, ku një autobus I vogël udhëtarësh ka humbur drejtimin, dhe për pasojë është përmbysur në mes të autostradës në afërsi të Rrëshenit. Nga ky aksident dëmtime ka marrë shofëri I mini autobusit, por edhe disa pasagjër. Është dashur që frocat e policisë dhe zjarrfikëse të cajnë xhamin e parë të autobusit për të nxjerrë jashtë personat. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka pasuar dëmtime serioze që mund tju rrezikojnë jetën.
Ndërkohë pak kilometra larg vendit ku u përmbys autobusi, në rrugën e Kombit u shënua një tjetër aksident rreth orës 10 të mëngjesit. Fillimisht një automjet ka humbur kontrollin si pasojë e prezencës së akullit, dhe për pasojë është goditur nga një tjetër makinë, ku udhëtonin dy gra. Këto të fundit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Duke qënë se në vendin e aksidnetit ka pasur ngricë dhe akull, makinat e tjera në autostradë e kanë pasur të pamundur që të frenojnë duke u përplasur sërish me dy makinat e aksidentuara. Aksidenti zinxhirë ka përfshirë në total 10 makina. Përvec dy grave që pëfunduan në spital, nga ky aksident zinxhirë nuk raportohet për persona të tjerë të dëmtuar, por kanë pësuar vetëm tronditje. Qarkullimi në Rrugën e Kombit si pasojë e këtyrë aksidentve është bllokuar për disa orë, ndërsa, me ndërhyrjen e policia qarkullimi është hapur.
Policia bën thirrje të gjithë shoferëve që plainfikojnë të udhëtojnë në Rrugën e Kombit, që të pajisen me goma dimërore, dhe të reduktojnë shpejtësinë për shkak të prezencës së madhe të akullit..


