Ngrica edhe gjatë natës

schedule09:59 - 15 Janar, 2019

schedule 09:59 - 15 Janar, 2019

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se edhe mbrëmjen e kaluar, kontraktorët për mirëmbajtjen e rrugëve e kanë bërë shpërndarjen e kripës, në të gjitha akset ku ka patur prezencë ngricash. Në akset kombëtare qarkullimi është normal, ndërsa është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve në disa segmente të rajonit të Peshkopisë.

Njëlloj si një ditë më parë, përdorimi i zinxhirëve, për shkak të ngricave në rrugë është i detyrueshëm në rajonin qendror të vendit, konkretisht në aksi nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat, Qafë Priskë-Shëngjergj, Qafë Priskë-Qafë Mollë, Qafë Mollë-Shëngjergj, një pjesë e aksit Krujë-Sarisalltik dhe Lunik-Steblevë.

Në jug, bora ka arritur një trashësi nga 5-15 centimetra, ndërsa temperaturat kanë qenë të ulëta sidomos në qarkun e Korcës. Rrugët janë të hapura, ndërsa qarkullimi bëhet me zinxhirë në akset Korçë Boboshticë, Dardhë dhe Qafë Qarri-Ersekë. Ndërsa në qarkun e Vlorës e të Gjirokastrës lëvizja bëhet normalisht pa zinxhirë./abcnews.al