Ngrica dhe dëborë, nesër fillon zyrtarisht dimri në Shqipëri: Moti për gjithë javën

schedule09:44 - 30 Nëntor, 2020

schedule 09:44 - 30 Nëntor, 2020

Java e parë e dhjetorit nis me kthjellime, por më pas pritet të kemi rikthim të vranësirave.

Meteorologia Adiola Bani, në një lidhje në  Abc-ja e mëngjesit bëri me dije se e marta do të sjellë rënie të ndjeshme gjatë orëve të para të mëngjesit.

“Dita e sotme do të mbetet me vranësira të shpeshta. Do të kemi kthjellim gradual të kushteve të motit pas mesditës, kryesisht në orët e pasdites dhe mbrëmjes duke bërë që dita e martë të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët, por shumë të ftohtë pasi do të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave.

Sot vlerat ditore do të luhaten nga -2 në zonat malore ndërsa maksimumi do të jetë 15 gradë celsius. Në zonat malore presim që vlerat minimale të shkojnë në -5 gradë celsius. Edhe Tirana do të jetë e ftohtë. E marta do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave, por duke filluar nga e mërkura do të kemi rritje graduale.

Pra nga e mërkura presim mot të paqëndrueshme, ndërsa në zonat e thella malore do të kemi rënia të pakta dëborë. Ndërkohë Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të shoqërohen nga vranësira të shpeshta”, sqaron meteorologia.

/abcnews.al/