Ngordh qeni më i gjatë në botë

schedule15:17 - 26 Qershor, 2024

schedule 15:17 - 26 Qershor, 2024

Qeni më i gjatë në botë, i quajtur Kevin, ngordhi në shtetin amerikan të Iowa-s pasi u sëmur papritur, shkruan Guardian.

Rekordet Botërore të Guinness njoftuan të hënën se Kevin, i cili ishte tre vjeç, ngordhi pasi iu nënshtrua një operacioni urgjent.

Qeni më i gjatë nga putrat e përparme deri te shpatulla, u fut zyrtarisht në rekordet e tyre në mars të këtij viti.

Pronarët e Kevinit, Tracy dhe Roger Wolf, i thanë lamtumirë kafshës së tyre shtëpiake.

“Ai ishte djali gjigant më i mirë”, thuhet në deklaratën e familjes, të publikuar nga Libri i Rekordeve Guinness.

“Ne jemi të lumtur që ai arriti të thyejë rekordin dhe të tërheqë vëmendjen te vetja. Ai e donte vëmendjen. Urojmë që këto raca gjigante të mund të jetonin më gjatë,” tha familja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!