Ngordh në moshën 38-vjeçare panda më e vjetër në botë

schedule21:40 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 21:40 - 21 Dhjetor, 2020

Panda më e vjetër në botë që ka jetuar në një kopsht zoologjik në Kinë ka ngordhur në moshën 38-vjeçare.

Sipas “DailyMail”, Panda Xin Xang, që do të thotë “yll i ri”, ka jetuar për më shumë se 130 vite dhe ngordhi 8 dhjetor.

Xin Xang është quajtur nëna hero për faktin që ka pasur 153 pasardhës, duke përfshirë 36 këlysh të vetë. Ky emërtim vjen pasi që pandat janë një specie shumë e rrezikuar dhe kjo panda dha një kontribut të madh në shumimin e tyre.

Vdekja e pandës u lajmërua dy javë pas ndodhisë, por nuk është kuptuar pse lajmi u publikua me kaq vonesë.

Prej disa muajsh, ajo kishte filluar të flinte më gjatë, të kollitej dhe kishte ulje të oreksit. Ajo kishte gjithashtu vështirësi në frymëmarrje dhe në të qëndruar. l.k/abcnews.al