Ngoo: Unë te Tirana? Kam punuar shumë, s’firmos pa më dhënë bonusin e titullit!

schedule22:47 - 6 Korrik, 2021

schedule 22:47 - 6 Korrik, 2021

Michael Ngoo është lojtar i lirë, pas aventurës së fundit në Qipro që e mbylli pa gola. Te Tirana vazhdojnë ta kenë si opsion për sulmin, por anglezi i ka idetë e qarta dhe fillimisht kërkon bonusin për titullin kampion të para dy viteve.

“Ende nuk kam nënshkruar me Tiranën. Drejtuesit i kanë thënë menaxherit tim që do të kompletojnë bonusin e mbetur që prej kohës kur fituam titullin kampion”, thotë fillimisht për “Panorama Sport” sulmuesi.

“Pasi të jetë plotësuar ky kusht, jam i hapur dhe i gatshëm për të nënshkruar për Tiranën. Nëse shpërblimi nuk paguhet, nuk do të nënshkruaj për Tiranën.

Kam punuar shumë kur fituam kampionatin. Asokohe me shokët e tjerë të ekipit ndihmova klubin të fitonte titullin, të kualifikohej në Europë dhe të bënte para”, ka deklaruar Ngoo mes të tjerash. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!