Michael Ngoo është një ndër personazhet më të përfolur në Shqipëri, pasi sulmuesi i Tiranës ka karakter të paqëndrueshëm dhe shpeshherë është në qendër të vëmendjes për arsyet e gabuara. Edhe dje, shtatlarti i sulmit është tradhëtuar nga nervat dhe sicc raporton Panorama Sport, ka përplasur dy lojtarë të rinj në stërvitje.
Ngoo ka përplasur fillimisht Eldis Krajës, duke marrë dhe kritikat e para nga trajneri Julian Ahamtaj. Britaniku ka përplasur më pas në tokë edhe mesfushorin Alban Cejku. Në këtë moment, Ahmataj i ka dhënë këshillimin e fundit dhe Ngoo ndaloi me sjelljet e gabuara.
Sa i takon merkatos, Tirana mund të humbasë sulmuesin e talentuar, Ernes Mucci. 18 vjeccari është në fokusin e Skënderbeut, pasi trajneri Ilir Daja është një admirues i tij. Bregu, Krasniqi dhe Gripshi mund të jenë të përfshirë në merkato në dalje dhe Daja duket se e ka gjetur zëvendësuesin./abcnews.al