Ngoo dhe Karabeci nuk përmbahen, sherr te Tirana pas finales

schedule08:53 - 3 Gusht, 2020

schedule 08:53 - 3 Gusht, 2020

Tirana është si një fole grerëzash. Edhe pse fituan titullin kampion pas 11 vitesh, në kampin bardheblu harmonia nuk ka qenë e duhura, ndërkohë që ka edhe një hetim për trukim të ndeshjes me Bylisin në Kupë.

Sigurisht edhe fjalët e shumta për të ardhmen e Egbo dhe racizmin e kanë trazuar disa herë ambientin te 25 herë kampionët e vendit. Me raste edhe vetë lojtarët kanë menduar të jenë protagonistë. Para ndeshjes me Teutën pati një zënkë mes Cobbinah e Morinës, që u kalua lehtë.

Për të shtuar tensionin këtë herë kanë menduar dy futbollistë të tjetër. Nga ajo që mëson ABC News, Michael Ngoo dhe Erando Karabeci janë përplasur me njeri-tjetrin pas ndeshjes finale të Kupës së Shqipërisë.

Anglezi ka qenë edhe herë të tjera protagonist, ndërkohë që kontrata me Tiranën i ka përfunduar dhe palët po diskutonin për rinovimin. Me gjasa drejtuesit do të mendohen mirë për nënshkrimin e marrëveshjes së re.

Mbetet të shihet nëse do të ketë masa për sulmuesin dhe kapitenin, pasi kemi të bëjmë me një sjellje të papranueshme. Pavarësisht nervave të lojës, përplasja fizike nuk mund të jetë opsion për futbollistët profesionistë, të cilët duhet të jenë shembull për masën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!