Benevento i është bashkuar elitës së futbollit italian pasi dominoi në Serie B nën urdhrat e Pippo Inzaghit. “Shtrigat” kanë filluar të përforcojnë skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm, që do të jetë shumë më i vështirë.
Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, si dhe Di Marzio e SkySport, kanë konfirmuar se Benevento ka siguruar kartonin e sulmuesit të njohur francez, Loic Remy.
Tashmë 33 vjeç dhe me vlerë kartoni 2 milion euro, Remy ka vendosur të dalë në “pension” te Benevento, aty ku ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare. Një transferim i çuditshëm./abcnews.al
Loïc Remy from Lille to Benevento – crazy move of the day in Serie A. Three years contract agreed and medicals soon. ? @SkySport @DiMarzio #transfers #Lille
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 29, 2020