Ngjiti hap pas hapi shkallët e karrierës, kush është “bomberi” shqiptar që po shkëlqen në Itali

schedule20:36 - 8 Shtator, 2023

schedule 20:36 - 8 Shtator, 2023

Në Itali u shpërngul në moshën 4-vjeçare, ku emigroi me familjen e tij për një jetë më të mirë dhe u vendosën në qytetin e Peruxhias. Kjo është historia e “bomberit” shqiptar, Silvio Merkaj, i cili pas shumë përpjekjesh, ka arritur transferimin në klubin e Sudtirol, klub i cili militon në Serinë B italiane.

“U largova në moshën 17-vjeçare, duke alternuar ekipin e moshave dhe të parin, të Castel Del Piano, Eçellenza Umbria. Një vit më pas nisa të gjithë kampionatin, duke shënuar 10 gola si mesfushor”,- kështu e nis intervistën e tij për mediat italiane “bomberi” shqiptar, ku tregon më shumë për ngjitjet një pas një të “shkallëve” në karrierën e tij.

Pavarësisht kalimit të tij në Serie D, ai u detyrua të rikthehej në Eçellenza për shkak të problemeve ekonomike të ekipit të tij të ri, Foligno. Beatdoën dhe pas ngjitjes graduale vjen dhe interesimi nga “gjigandët” e Serie B.

Këtë herë Piacenza, Triestina dhe mbi të gjitha Virtus Entella po trokisnin në derën e tij, duke kthyer në “realitet” përpjekjet dhe stërvitjen e lodhshme, që Merkaj ka zhvilluar përgjatë gjithë jetës së tij.

“Duke pasur parasysh atë që kishin bërë me lojtarët e tjerë të Serie D, u bë prioriteti im. Fillova si sulmuesi i gjashtë, isha zgjedhja e fundit, por i dhashë kohë vetes dhe si përfundim nuk u largova më nga ata”,- shprehet Merkaj gjatë intervistës.

Pas 30 golave në 80 ndeshje me skuadrën e Virtus Entella vjen dhe oferta e Sudtirol, ekip tjetër në Serie B, ku deri më tani ka patur një nisje fantastike të sezonit, duke shënuar 2 dhe asistuar 3 gola të tjerë, në 3 ndeshjet e para të këtij edicioni. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!