Ngjela: PD zyrtare është e Alibeajt, Berisha s’e pranon dhe nuk e kupton ligjin

schedule11:41 - 3 Shkurt, 2023

schedule 11:41 - 3 Shkurt, 2023

TIRANË- Avokati Spartak Ngjela në studion e “Tirana Live” tha se Partia Demokratike ligjore është ajo e Alibeajt dhe jo e Sali Berishës. Sipas tij, fraksioni Berishës nuk ka marrë njohje gjyqësore dhe për pasojë, PD-ja zyrtare është ajo e vjetra. Ai theksoi se KQZ-ja nuk mund ta regjistrojë në zgjedhje fraksionin Berisha pasi kryen vepër penale dhe drejtuesi i saj rrezikon të shkojë në burg.

“Partia ligjore është PD e vjetër, atje, kjo tjetra nuk ka marrë njohje gjyqësore. Partia ligjore është vetën kjo që ka Alibeaj. KQZ nuk të njeh. Ajo e Zhukrit është nul. Nuk e pranon KQZ atë regjistrimin e partisë,që nuk është person juridik, ikën KQZ në burg. Bën vepër penale KQZ. Ku e kupton ligjin Saliu. Nuk ka kapacitet. Nuk e pranon dhe as se kupton ligjin. Shumicën e KQZ e ka PS”, tha ai.

Në lidhje me protestën e 11 shkurtit, të thirrur nga opozita, Ngjela nuk sheh ndonjë zhvillim të rëndësishëm, por thotë se nëse do ketë përpjekje për dhunë do të ndërhyjë policia për t’i shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës.

“Kush do bëjë revolucion, noc rroku? Do bëhet një protestë dhe do ikin në shtëpi, nëse do bëjnë dhunë do hidhet gazi lotsjellës dhe do ikin në shtëpi. Nuk ndodh asgjë”, shtoi Ngjela.

Avokati thekson se shkurti është muaji ku SPAK pritet të godasë persona, që kanë nivele të larta në politikën shqiptare.

“Tani do shohim nëse do veprojë SPAK. Ky është muaji që do presim. Presim këtë muaj. Nuk gënjen superfuqia e SHBA. Ata e morën përsipër dhe e bënë bazën jurdike, krijuan SPAK, dhe tani pritet lufta ndaj korrupsionit. Do ta merrte SPAK këtë çështje, sepse ata janë çështje penale që janë shuar me pushte gjyqësor të trembur ose të korruptuar, 21 janari janë dënuar për vrasje nga pakujdesia. Po t’ia thuash një juristi që është në vit të katërt do qesh. Pse ka vajtur Garda te protesta? Garda ka vajtur në protestë për të vrarë”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!