Ngjela: Ndryshimet në qeveri të zakonshme, me Biden do të funksionojë reforma anti-korrupsion

schedule19:55 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 19:55 - 29 Dhjetor, 2020

I ftuar në Radar në ABC avokati Spartak Ngjela mbrëmjen e kësaj të marte ka komentuar ndryshimet më të fundit të bëra në qeverinë Rama.

Ngjela është shprehur se kjo nuk është një gjë e pazakontë dhe që mund të ndodhë në çdo kohë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se është e kotë që të bëhen ndryshime të tilla pasi Shqipëria është një vend i zakonshëm ndaj nuk mund të presim që ministrat e sapoemëruar të shkëlqejnë.

“Shqipëria është një shtet i zakonshëm dhe të kesh potencë në politikën e jashtë nuk duhet të jesh i tillë, është një shtet që nuk reflekton në qytetërimin modern në asnjë fushë të tij. Është një shtet shumë i zakonshëm dhe është e kotë që të analizojmë se çdo të bëjë Xhaçka në politikën e jashtëm.

Ai mori nga Kosova njerëz të panjohur, politika ka një rregull duhet të ishin njerëz të njohur ishin fushë në dushk s’kishin lidhje me bashkimin kombëtar. Këto ende nuk kanë një marrëveshje juridike me Kosovë. Rama nuk e do bashkimin kombëtar dhe nuk e shikoj fare çfarë flet ai por i shikoj sjelljen. Si mund të lejohet një sjellje e tillë me Vjosa Osmanin. Ajo u artikulua politikisht ndërsa ky me përralla. Bota intelektuale e Kosovës është shumë ma lart nga ne. Ai mori njerëz të paftë dhe të panjohur. Problemi qëndron se të gjithë këto nuk i kam parë me ndonjë vështrim optimist por ato që e kanë në dorë do e çojnë deri në fund”, ka thënë Ngjela.

Ndërkohë avokati në intervistën e tij me gazetaren Jonida Shehu ka theksuar se me ardhjen e Biden në pushtet reforma anti-korrupsion do të ketë më shumë ndikim, dhe liderit e politikës shqiptare do të detyrohen që të bashkëpunojnë.

“Reforma anti korrupsion dhe ardhja e Biden ka shumë ngjasë që të bashkojë këto krerët e partive të mëdha dhe besoj se do të rifillojë reformimi i skemës politike shqiptare. Korrupsioni është i kapur dhe ato që do të shpëtojnë nga korrupsioni do të jenë normal nuk e kam nxjerrë unë këtë por po të lexoni kushtetutën nuk i shpëton dot, ardhja e Biden do i japë më shumë vrull një gjë të tillë. Reformën anti korrupsion e bën SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe të gjithë materialet kanë ardhur nga shërbimi amerikan. SPAK mezi doli pasi korrupsioni i lartë shtetëror nuk la gurë pa luajtur. Do ta shikoni se ambasadorja amerikane ka aktivitet shumë të madh, nuk e ka hobi ajo nuk e shikoni ju se ambasadorja amerikane ushtron forcë ajo tha që kanë ardhë dosjet”, ka thënë avokati./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!