Fjoralba Ponari është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku nuk nguron t’ju përgjigjet pyetjeve të ndjekësve rreth jetës së saj. Së fundmi, moderatorja ka treguar një ngjarje që i ka ndodhur ku e kanë ngatërruar me një aktore turke.
Shpeshherë ndjekësit i kanë vënë në dukje ngjashmërinë e madhe me aktoren Elçin Sangu, gjë që ka bërë që shumë ta ngatërrojnë me të. Një episod i ngjashëm i ka ndodhur në aeroport, ku njerëzit e kanë ngatërruar me Sangun.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave në Instastory, njëri prej tyre e ka pyetur moderatoren nëse e kanë ngatërruar ndonjëherë me ndonjë person tjetër dhe me kë, ndërsa moderatorja i është përgjigjur: “Po me Elçin Sangu në aeroport!” xh.d/abcnews.al