Këto pamje pasqyrojnë disa prej ngjarjeve më të mëdha që karakterizuan vitin 2021.
1Një turmë e mbështetësve të presidentit Donald Trump, duke ia mësyrë Kapitolit, ndërtesës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Uashington, më 6 janar.
2Ela Gubbiotti, duke përqafuar partnerin e saj, anesteziologun Giancarlo Vannimartini, i cili ishte shtrirë në spital për 10 ditë, në një dhomë ku pacientët dhe të afërmit mund ta përqafonin njëri-tjetrin, të mbrojtur nga një strukturë izoluese, brenda repartit për COVID-19, në një spital afër Romës, në Itali, më 20 janar.

3Emigrantë dhe refugjatë të kombësive të ndryshme afrikane, duke pritur për ndihmë, në bordin e një barke të stërngakuar prej druri, në Detin Mesdhe, rreth 200 kilometra larg bregut të Libisë, teksa një anije spanjolle kërkim-shpëtimi shkonte në drejtim të tyre, më 12 shkurt.
4Disa njerëz, duke formuar zemra me blicat e telefonave të tyre celularë, në mbështetje të udhëheqësit të burgosur opozitar, Aleksei Navalny, dhe të bashkëshortes së tij, Yulia Navalnaya, në Moskë, Rusi, më 14 shkurt.

5Një grua, duke ecur pranë një veture të parkuar afër ndërtesave të shkatërruara në Duma, në periferitë lindore të Damaskut, në Siri, më 9 mars.

6Një protestues, duke u mbajtur për këmishën e një shoku të rënë, gjatë një aksioni të forcave të sigurisë ndaj demonstratave kundër puçit ushtarak, në qytezën Hlaing Tarjar, në Jangon, Birmani, më 14 mars.

7Anija transportuese e mallrave, “Ever Given”, duke qëndruar në Kanalin e Suezit, pas ngecjes aty në mënyrë diagonale, më 27 mars.

8Një burrë, duke vrapuar për t’i ikur flakëve të zjarreve të ndezura për djegien e kufomave të viktimave të COVID-19, në një kremator në periferi të Nju-Delhit, në Indi, më 29 prill.

9Një burrë, duke u goditur nga një top uji, gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë, në një tubim të organizuar kundër masave kufizuese për luftimin e koronavirusit, në Bruksel, Belgjikë, më 1 maj.
10Një grua kirgize, bashkë me fëmijën e saj, duke ecur nëpër rrënojat e shtëpisë së saj, në fshatin Maksat, afër kufirit mes Kirgizisë dhe Taxhikistanit, më 4 maj.
11Shtëllunga tymi dhe flakë, duke u ngritur në ajër, pas një sulmi ajror të kryer nga Izraeli në Gazë, më 18 maj.

12Një burrë, duke u mbrojtur pranë veturës së tij, teksa një sirenë alarmonte për lëshim të raketave nga Gaza, ndërsa sistemi antiraketor izraelit i ndalte ato, afër Ashkelonit, në Izrael, më 19 maj.

13Dy fëmijë armenë, duke pozuar për një fotograf, para një ndërtese të shkatërruar, me pllakatet e kandidatëve partiakë, në fshatin Shurnk, rreth 200 kilometra në juglindje të Jerevanit, në Armeni, më 15 qershor.

14Një nënë iraniane, bashkë me fëmijët e saj, të veshur me uniformat e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, duke pritur në një qendër votimi, për të hedhur votën e saj në zgjedhjet presidenciale, më 18 qershor.

15Një polic, duke vëzhguar, teksa automjetet e policisë përmbyseshin në rrugë, në kuadër të një demonstrate kundër presidentit kuban, Miguel Diaz-Canel, në Havanë, Kubë, më 11 korrik.

16Fshati Shuld, në distriktin e Ahrvajlerit, në Gjermani, shihet i shkatërruar, pas përmbytjeve të mëdha, më 15 korrik.
17Drita shumëngjyrëshe, duke hijeshuar Stadiumin Olimpik, gjatë ceremonisë përmbyllëse të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, në Japoni, më 8 gusht.
18Një fëmijë afgan, duke ecur pranë uniformave ushtarake, teksa bashkë me familjen e tij priste të largohej nga aeroporti i Kabulit, pas kthimit të talibanëve në pushtet, në Afganistan, më 16 gusht.

19Një numër ushtarësh azerbajxhanas, duke mbajtur portretet e ushtarakëve dhe civilëve të vrarë, gjatë Luftës së Dytë të Karabakut, në një marsh përkujtimor në përvjetorin e fillimit të luftës, në qendër të Bakusë, në Azerbajxhan, më 27 shtator.

20Një ushtar amerikan i NATO-s, duke patrulluar afër kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë, teksa serbët hiqnin kamionët dhe veturat që i kishin vënë për të bllokuar rrugën kufitare, më 2 tetor. /REL

