Ngjarjet kriminale të pazbardhura, Rrumbullaku takim me drejtorin e policisë së Tiranës

schedule10:47 - 3 Prill, 2023

schedule 10:47 - 3 Prill, 2023

Ngjarjet e fundit kriminale të pazbardhura kanë bërë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, të zhvilloj një takim në drejtorinë e Tiranës, me drejtorin Tonin Vocaj.

Mësohet se në këtë takim po diskutohet ecuria e hetimeve mbi dinamikën e ngjarjeve kriminale, ku dyshohet se pas tyre bëjnë pjesë grupe kriminale me ndikim të lartë. Pjesë e diskutimit do të jetë edhe ngërçi i shkaktuar për moszbardhjen e këtyre ngjarjeve, ndërsa në takim janë edhe ekspertët e krimeve që po punojnë për zbardhjen e tyre.

Ndërkohë, mësohet është duke u diskutuar edhe struktura e re e Policisë së Shtetit, e cila mësohet se ka marrë miratimin nga Ministria e Brendshme dhe pritet që shumë shpejt të hyjë në fuqi.

Pjesë e rëndësishme të kësaj strukture janë ngritja e departamenteve të reja që do të luftojnë krimin e organizuar dhe jo vetëm.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!