Ngjarjet kriminale/ Sula: Shteti të jetë gjithmonë në luftë me krimin e organizuar. Krrashi: Politika të jetë e pastër

schedule20:39 - 30 Tetor, 2024

schedule 20:39 - 30 Tetor, 2024

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula thotë se policia e bën punën e saj në mënyrë profesionale, nëse politika nuk përzihet.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Sula u shpreh se shteti duhet të jetë gjithmonë në luftë me krimin e organizuar.

Ndërsa deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krrashi deklaroi se ka ardhur koha që në Shqipëri, politikanët duhet të jenë njerëz me integritet.

Dashnor Sula: Nëse politika nuk përzihet, policia e bën punën profesionale. Në çastin që përdoret policia politikisht, aty pastaj ndodhin ngjarjet që pastaj janë precedente. Lavdrim Krrashi, kolegu im socialist, Dash Sula i opozitës, nëse ne të dy dhe kolegë tonë janë të lidhur me elementë të krimit të organizuar, me banditë dhe i përdorin, në këtë çast ne kemi marrë fund, nuk jemi njerëz. Këtë këmbëngul. Për sa kohë do ketë prokurorë, gjyqtarë që vihen në shërbim, ky është gabimi më i madh. Shteti duhet të jetë gjithmonë në luftë me krimin e organizuar.

Lavrdim Krrashi: Politika duhet të jetë e pastër në sensin e përzierjes me krimin. Nuk mendoj se politika në Shqipëri është e përzier me krimin. Kam jetuar në Londër, dhe policia atje është burim informacioni, nuk është policia që aludoni ju. Jam i pari që e kritikoj policinë. Ata paguhen me taksat e popullit, për të ruajtur qertësinë, rendin. Secili prej nesh ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet. Nëse dikush ka pëdorur Encro Chat nuk duhet të kandidojë për deputet. Është edhe përgjegjësi personale. Në Shqipëri, duhet të ketë politikanë, shërbëtorë publik dhe të jenë njerëz me integritet./abcnews.al