Ngjarjet kriminale në Belgjikë, gazetari: Dëshmia e Nuredin Dumanit do të ndihmojë autoritet belge

schedule21:20 - 29 Qershor, 2022

schedule 21:20 - 29 Qershor, 2022

Gazetarët Fatjona Mejdini dhe Xhevahir Zhabina, të ftuar në emisionin “Në shënjestër” të gazetares Klodiana Lala, kanë diskutuar në lidhje me ndikimin që do të ketë dëshmia e Nuredin Dumanit në ndihmën e autoriteteve belge.

Zhabina është shprehur se Dumani është personazhi më i rëndësishëm që prokurori ka pasur në dorë vitet e fundit dhe se ai ka informacione në lidhje me ngjarje që kanë ndodhur edhe në Belgjikë.

Ndërkohë gazetarja Mejdini ka paralajmëruar se pas zbërthimit të mesazheve të platformës SKY nga autoritetet belge, holandeze dhe DEA amerikane, pritet të nisin hetimet edhe për grupe shqiptare.

Mbi këtë, Zhabina ka shtuar se fakti që prokurorët belgë vizitojnë Shqipërinë shpesh dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me prokurorët tanë, tregon se diçka po lëviz.

Zhabina: Dumani është personazhi më i rëndësishëm që prokurori ka pasur në dorë vitet e fundit.

Dumani ka informacione edhe për ngjarje jashtë vendit, flet për personazhe që janë vrarë atje. Mendoj që ai ka dhënë dëshmi por di edhe më shumë se çka thënë. S’di të them se çka dëshmuar por është gur i rëndësishme për autoritetet tona dhe ato belge.

Bledar Muçën e njohin pak për fytyrën, ruhej mjaft mirë sidomos në Shqipëri. Ndërsa Arjan Spahiu qëndronte pak në Shqipëri, vinte në mënyrë të fshehtë, udhëtonte në disa mënyra që mos kuptohej që po vinte. Të dyja ngjarjet, tregojnë që janë të mirëorganizuara dhe i kanë marrë shumë kohë planet pasi janë lënë shumë pak prova. Ndoshta i janë dashur edhe vite.

Mejdini: Ka pasur një diskutim në rritje për dominancën e shqiptarëve në botën e narkotikëve. Kjo është e padiskutueshme por sa peshë zënë kjo është e vështirë të thuhet.

Trafiku ndërkombëtar ndahet në 2 grupe, droga që transportohet nga Amerika Latine në SHBA dhe nga SHBA në Europë.

Deri tani SHBA ka qenë tregu më i madh por tani Europa po barazon. Kjo ka rritur edhe peshën e shqiptarëve dhe grupeve europiane. Duke qenë se shqiptarët kanë eksperiencë shohim gjithmonë e më shumë grupe shqiptare që përfshihen.

Nuk është vetëm për sajë të rritjes së shqiptarëve, por rritjes së kokainë që hyn në Europë.

Dua të kujtoj operacionin në Belgjikë në mars të vitit 2021, policia belge e ndihmuar nga Holanda dhe DEA ka arritur të zbërthejnë telefonat e inkriptuar dhe kanë gjetur 1 miliard mesazhe, nga 3 miliard që janë shkëmbyer gjithsej në platformën SKY.

25 përqind e përdoruesve të SKY ishin në Belgjikë dhe Holandë. Deri në këtë momente vetëm nga zbërthimi i SKY kanë hapur qindra raste. Kjo i ka frikësuar grupet kriminale dhe ato shqiptare. Pritet të kemi edhe grupe shqiptare për të cilat do të nisë hetimi.

Zhabina: Informacionet që kanë dalë nga aty janë të rëndësishme. Fakti që prokurorët belg komunikon shumë me atë shqiptare, tregon shumë. Nuk di të them nëse SPAK i ka në dispozicion informacionet por vizitat e shpeshta tregojnë që diçka po lëviz, nuk di të them a do i shkohet deri në fund në Shqipëri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!