Ngjarjet jashtë stadiumit “Stade de France”, tifozët e Liverpool padisin UEFA-n

schedule14:29 - 6 Prill, 2023

schedule 14:29 - 6 Prill, 2023

Rreth 900 tifozë të Liverpool të cilët përjetuan skena kaotike në finalen e Champions League vitin e kaluar, kanë vendosur të padisin UEFA-n.

Një raport i fundit i pavarur zbuloi se UEFA mbante përgjegjësinë parësore për atë që pothuajse çoi në një katastrofë masive në Paris majin e vitit të shkuar. Tifozët u futën brenda dhe u spërkatën me gaz lotsjellës jashtë stadiumit të “Stade de France” pasi fillimi i finales u vonua rreth 36 minuta.

Firma ligjore “Leigh Day” ka lëshuar një kërkesë në drejtim të UEFA-s për dëmtim personal dhe grupor. Firma me bazë në Liverpool lëshoi kërkesën në emër të 887 klientëve në Regjistrin e Qarkut të Liverpoolit të Gjykatës së Lartë ditën e hënë.

“Leigh Day” sjell pretendimin mbi bazën se organi drejtues i futbollit evropian nuk kishte arritur të siguronte një mjedis të sigurt për pjesëmarrësit dhe mund t’u detyrohet një përgjegjësi ligjore atyre që pësuan dëmtime fizike ose psikologjike. Në fillim të këtij viti, UEFA tha se do të rimbursonte tifozët e Liverpoolit që kishin biletat për në finalen kundër “Los Blancos”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!